Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa ka shkruar në lidhje me projektligjin për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, të cilin e ka mbështetur.
Ai përmes një postimi ka thënë se çdo pasuri duhet të ketë një burim të ligjshëm.
“Pasuritë e krijuara përmes krimit dhe korrupsionit duhet të konfiskohen në përputhje me ligjin dhe t’i kthehen shtetit. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimi i sundimit të ligjit dhe ndërtimi i një shteti që funksionon sipas standardeve perëndimore duhet të jenë prioritete kombëtare. Pa drejtësi, llogaridhënie dhe zbatim të barabartë të ligjit, nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe as një shtet normal”, ka shkruar Mustafa.
Postimi i plotë:
PRIORITETET KOMBËTARE: RENDI DHE LIGJI
Çdo pasuri duhet të ketë një burim të ligjshëm. Pasuritë e krijuara përmes krimit dhe korrupsionit duhet të konfiskohen në përputhje me ligjin dhe t’i kthehen shtetit.
Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimi i sundimit të ligjit dhe ndërtimi i një shteti që funksionon sipas standardeve perëndimore duhet të jenë prioritete kombëtare.
Pa drejtësi, llogaridhënie dhe zbatim të barabartë të ligjit, nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe as një shtet normal.








