Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra ka marrë edhe një herë fjalën në deklaratat përmbyllëse në gjyqin e madh në rastin Thaçi dhe të tjerët.
Ajo tha se Jakup Krasniqi ka paguar shtrenjtë për kundërshtimin e tij ndaj regjimit serb, teksa shtoi se ai është krenar për këtë gjë.
Pos tjerash, Alagendra shtoi se Jakup Krasniqi nuk është si ‘kasapi i Ballkanit’ Sllobodan Millosheviqi, sipas saj, ai ka pasur vullnet për të gjetur zgjidhje paqësore.
“Për aktivizmin e tij, Jakup Krasniqi e pagoi shtrenjtë. Ai ka kaluar 10 vjet si i burgosur politik nga viti 81-91’, ku ka pësuar torturë dhe trajtim të rëndë në kushte të tmerrshme në duart e autoriteteve jugosllave. Ai është kundërshtar i kohës së gjatë i regjimit serb dhe është krenar për këtë, jo për urrejtje ndaj serbëve, pro kundërshtonte politikat kundër shqiptarëve të Kosovës”, tha Alagendra.
“Jakup Krasniqi është ndryshe, nuk është i njëjtë si Millosheviqi, apo si të tillë. Të nderuar gjykatës mos më besoni mua, por dëshmitarë vendor e ndërkombëtarë kanë peshuar zotëri Krasniqin si të moderuar. Atyre ju kujtohet dëshira dhe vullneti i tij për t’u angazhuar në mënyrë kolaborative dhe për të gjetur zgjidhje paqësore. Dhe ajo që është më e rëndësishmja, asnjë dëshmitarë nuk ka dëshmuar se zotëri Krasniqi perceptohej si i përfshirë në krime apo plan kriminal. Përndryshe, pretendimet nuk janë besuar”, tha avokatja.










