Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën për media ka thënë se ka dekretuar shpërndarjen e Kuvendit.
Ajo sqaroi çështjen e amandamenteve kushtetuese për zgjidhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli, të cilat i dërgoi dje në Kuvend për t’u votuar.
“Dje kam dërguar në Kuvend amandamentet, në një klimë të tensionuar politike çdo veprim shihet me dyshim, këto amandamentet nuk kishin asnjë efekt për presidentit që do të zgjidhej mbrëmë, pra ishin për pasardhësin e menjëhershëm për mandatin tim. Arsyeja është shumë e thjeshtë, vetë amandamentet parashohin që procedura për zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli duhet të fillojë 6 muaj para përfundimit të mandatit të presidentit aktual. Kjo do të thotë se, edhe sikur këto amandamente të miratoheshin mbrëmë, ato nuk do të ndryshonin asgjë sa i përket zgjedhjes së pasardhësit tim. Pra, deri dje në mesnatë, ka qenë afati për zgjedhjen e pasardhësit tim, ai do të zgjidhej nga Kuvendi, dhe vetëm pas pesë vjetësh do të krijohej mundësia për zgjedhje të drejtpërdrejta nga populli. Kjo nuk ka të bëjë me mandatin tim aktual”, tha Osmani.









