spot_img
spot_img
Monday, February 2, 2026
spot_img
spot_img

Kimete Berisha: Vjosa Osmani? Jo.

(Gazetaria, problemi personal i Vjosa Osmanit)

* Tramvaji i quajtur dëshirë

Vjosa Osmani tha se dëshiron të jetë Presidente edhe për një mandat.

Domethënë, ka pasur mundësi të mos dëshironte.

Dhe vetëm atëherë kjo do të ishte lajm. Joqesharak.

Sepse kush, përveç meje, nuk do të dëshironte?

* Sherifja pa kapuç

Vjosa Osmani e ka kaluar mandatin me nervozë të madhe.

Në fillim… dhe për vite me radhë… nuk u bë rehat me Putinin.

Kishte shumë “probleme” me të.

Sa më shumë e injoronte Putini, aq më shumë rrebelohej kjo.

Një marrëdhënie njëkahëshe, dramatike.

* Qilimi fluturues i Vjosa Osmanit

(pasuria e saj që ndërron vend)

Përveç Putinit, nuk ishte e kënaqur as me gazetarët shqiptarë, të cilët… sipas saj… gjithmonë kishin diçka speciale kundër saj.

Kjo Presidente më ka quajtur “e ashtuquajtura gazetare”.

Jo pse kam shpifur.

Por sepse kam bërë një mëkat të rëndë në Republikën e Saj:

kam shkruar për një truall luksoz të blerë në kulmin e pandemisë.

Jo nga hamendja.

As nga zilia, larg qoftë.

Por duke u bazuar në të dhënat e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Kjo është shumë interesante psikologjikisht:

unë u “bëra” e ashtuquajtur (s’di a jam ende), ndërsa pasuria e saj

– mbetet shumë e vërtetë.

Dhe Agjencia Kundër Korrupsionit, mesa duket, është aq e “mahnitur” nga kjo e vërtetë, sa që tani po e analizon për deklarim kundërthënës të pasurisë.

* Shteti në pauzë estetike

Nuk u bë rehat as me look-un.

Kur e kapi zavalli i trupit, e harroi mendjen dhe, pa i treguar popullit, pa lënë zëvendës, e la shtetin pa veten dhe shkoi tinëz… atje… për t’u hijeshuar.

* Këpucët si stabilitet institucional

Veç me këpucë u bë rehat. Kurrë s’i ndërroi.

Prandaj gjithmonë kam pasur idenë që ato duhet t’i dorëzojë në muze, si relikte dhe simbolikë se si këpucët e këqija të çojnë shumë larg.

* Ngrohet në zjarrin e huaj

Vjosa Osmani ishte e sigurt se Albin Kurti i fitoi zgjedhjet me ndihmën e saj.

Prandaj nuk ishte e qartë:

a fitoi ajo në shpinë të tij, apo ai në shpinë të saj.

Askush nuk dinte ta bënte dallimin.

Në fillim nuk e dinte as Albin Kurti… derisa ia tregoi Donika Gërvalla.

Lëre, se ajo ngrohet në zjarrin që nuk e ndez vetë.

Jep tradhti – merr dashuri.

Fitorja e fundit e Albin Kurtit e bëri të qartë atë që nuk e kishin as ata vetë të qartë:

pa Vjosa Osmanin, Albin Kurti fitoi edhe më shumë vota.

Pra, sa keq e kishim kur e kishim “mirë”.

* Kush s’është me mua, është kundër popullit.

E ku është populli?

Tani Vjosa Osmani flet në emër të popullit që, sipas saj, e do Presidente.

Por meqenëse populli nuk zgjedh drejtpërdrejt, ajo mendon se varet nga Albin Kurti.

Gabim.

Nuk varet as nga Albin Kurti që ajo të bëhet përsëri Presidente.

Albin Kurti nuk i mjafton.

* Noterja e askujt

Ndërsa LDK u bë gur që rrokulliset, PDK-ja, që e di mirë se si kjo, me neveri dhe fyerje, e ka hequr fotografinë e paraardhësit të saj… dihet çka i jep tjetër, përveç lamtumirës.

* Gratë nuk ia mbushin syrin

Vjosa Osmani është sjellë gjatë mandatit sikur kurrë s’do t’i duhet më njeri.

Arrogante. Me zë të lartë. Me ofendime, sidomos ndaj grave.

E shpalli Ganimete Musliun “të padenjë”.

Nuk është për Presidente.

Sepse është impulsive, çmendurisht karrieriste, lakmitare, materialiste dhe arrogante me të gjithë ata që nuk i binden.

* Pasuria private, morali publik

Nuk është idealiste. Idealizmin e Albin Kurtit e huazon sipas nevojës.

Nuk po them se është keq të jesh materialiste, por ajo ka qejf të tubojë pasuri… dhe tubon.

Sipas fesë, është mirë të shpërndash, jo të tubosh.

Ajo tubon pasuri, ndërsa nëpër varrime performon si myslimane. Vepron si e pafe, por shfaqet si besimtare.

* Protokolli i munguar: Në vend të mindilit – dora

Është provinciale.

Jo vetëm që s’ka lexuar letërsi, por ka mentalitet lokalist.

As nuk përdor mindil; gjithmonë, ama gjithmonë, e ka fshirë hundën me dorë… e pastaj dorën e ka fshirë prej setre.

Është e vetmja Presidente në botë që i ka fshirë… me dorë.

* Mal më mal, shteti në shërbim personal

Disa punë i ka kryer me sukses.

Për shembull, i ka inspektuar shtëpitë e saj private në lagje superluksoze, me rojet e shtetit.

(Hashim Thaçi, tek në fund të mandatit, mori guximin ta ndërtojë një shtëpi… që ia spiunonin TV-gazetat.)

Pastaj, Vjosa shëtiste në parkun e Gërmisë dhe mal më mal, gjithmonë me rojet e shtetit.

Një fanse e saj e zjarrtë me mbiemrin Mezini, që punonte pastruese në mërgim, desh më mbyti dje me shamje për këtë pasanike.

* Posti më i madh se vetja

Nuk është për Presidente.

Por Vjosa Osmani është për ekzekutiv… sepse e ka talentin që t’ua nxijë jetën politike disave të LDK-së.

Presidenti i Kosovës duhet të jetë i qetë, i urtë, i matur. I ngopur.

Dhe sidomos: t’ia dijë hallin vetes.

P.S.

Duda Balje:

“Dok je mene Jashara živoga i zdravoga – Ljubica se udat neće.”

AUTOKRITIKË

Pa kërkuar falje

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit