spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

“Ngjarja ka ndodhur për 7 minuta”, vëllai i Liridona Ademaj: Moslejimi i elaborimit të provave është shqetësuese

Vëllai i të ndjerës Liridona Ademaj, Leonard Ademaj ka deklaruar pas seancës gjyqësore të së hënës se familja është thellësisht e shqetësuar nga fakti që nuk u lejua elaborimi i plotë i provave nga ana e tyre, duke e cilësuar këtë si jetik për zbardhjen e së vërtetës.

Ai ka theksuar se seanca nuk ka qenë e lehtë për familjen, pasi janë shfaqur videot e fundit të jetës së motrës së tij.

Sipas Ademajt, pamjet e paraqitura në gjykatë dëshmojnë qartë se rasti ka qenë i planifikuar me kujdes dhe se e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda vetëm shtatë minutash.

“Ngjarja ka ndodhur për 7 minuta”, vëllai i Liridona Ademaj: Moslejimi i elaborimit të provave është shqetësuese

“Sot për ne nuk ishte ditë e lehtë, pasi i pamë videot e fundit të jetesës së motrës sonë. Ajo çfarë pamë në video sot ishte që tre të akuzuarit e kanë planifikuar mirë, pasi gjithë ngjarja ka ndodhur për 7 minuta… pra nuk ishte një vrasje jo e planifikuar, por e mirë-planifikuar. Ajo çfarë pamë sot në ato pamje e qartëson mirë se Naimi bashkë me Kushtrimin janë organizatorët kryesorë të vrasjes, ndërsa vrasësi i motrës sime është Granit Plava. E falënderojmë gjykatën për punën që po e bën. Ajo çfarë na brengosi sot ishte moslejimi i elaborimit të provave nga ana jonë, pra elaborimi i provave për ne është jetësore, sepse e qartëson edhe më mirë rolin kyç të Kushtrim Kokallës, bashkëpunimin me Naimin në rrugëtimin e tyre. Ne do të kërkojmë nga gjykata përsëri t’i elaborojmë provat, sepse është e drejtë jetike”, ka thënë Ademaj.

Ndryshe, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, janë shfaqur video-incizimet e ditës kritike, kur u vra tani e ndjera Liridona Ademaj. Pamjet tregojnë lëvizjet e të akuzuarve në ditën krtike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit