Kurti për zgjedhjen e presidentit: S’është përgjegjësi vetëm e Vetëvendosjes, na duhet një figurë konsensuale

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se procesi i zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit nuk mund të jetë barrë apo përgjegjësi ekskluzive vetëm e partisë që ka fituar zgjedhjet.


Kurti ka bërë një dallim të qartë mes formimit të ekzekutivit dhe zgjedhjes së kreut të shtetit, duke theksuar se ky i fundit kërkon një konsensus më të gjerë politik.

“Nëse unë si fitues i zgjedhjeve, si kryetar i Vetëvendosjes, kam përgjegjësinë për formimin e Qeverisë, zgjedhja e presidentit nuk është përgjegjësi vetëm e partisë fituese. Zgjedhja e presidentit është menduar që të ndodhë me një bashkëpunim me të tjerët“, u shpreh Kurti.


Sipas kreut të LVV-së, pikënisja për këtë post duhet të jetë një figurë unifikuese, ashtu siç e përcakton edhe Kushtetuta e vendit.

Ai ka sugjeruar që profili i ardhshëm i presidentit të mos i përkasë asnjë taborri partiak.

“…dikush që s’është i asnjë partie politike“ dhe „dikush që është përtej polemikave të skenës aktuale“.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit