Kurti pas takimit me Hamzën: Bisedë konstruktive, synojmë t’i mbledhim shpejt 90 deputetë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se ky ishte takimi i parë në kuadër të raundit të konsultimeve me partitë politike, duke e falënderuar Hamzën për gatishmërinë për bashkëbisedim.

Kurti tha se aktualisht nuk mund të flasë për ndonjë rezultat konkret apo marrëveshje të arritur që mund t’ia prezantojë publikut, por theksoi se ekziston vullneti për të ecur përpara me formimin e institucioneve të reja.

“Vendi, brenda afateve kushtetuese, duhet të ketë kryetar të Kuvendit, qeveri të re, kryeministër dhe president të ri. Vullneti është aty dhe duhet të jemi optimistë”, u shpreh Kurti.

Ai bëri të ditur se gjatë ditës do të zhvillojë takim edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke vijuar konsultimet me subjektet politike.

Kurti theksoi se LVV ka numrin e nevojshëm të deputetëve për të konstituuar institucionet e legjislaturës së 11-të, ndërsa për zgjedhjen e presidentit të ri do të nevojiten 80 deputetë në sallën e Kuvendit.

Megjithatë, ai shtoi se sigurimi i një numri prej 80 apo 81 deputetësh nuk garanton domosdoshmërisht edhe kuorumin e nevojshëm për të përmbyllur proceset institucionale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit