spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Nënkryetari i OVL-UÇK : Institucionet të angazhojnë institut ndërkombëtar për monitorimin e Gjykatës Speciale

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Gazmend Syla ka deklaruar se takimet me partitë politike për gjykimin në Hagë janë zhvilluar me synimin për të siguruar mbështetjen e deputetëve për një proces monitorimi të drejtësisë, e jo për ndërhyrje në të.

Syla theksoi se kërkesa e veteranëve ka qenë dhe mbetet monitorimi i punës së Gjykatës Speciale, duke e parë Parlamentin e Kosovës si adresën kryesore që mund ta mundësojë këtë proces.

“Kur kemi taku partitë politike, ideja ka qenë që me marr mbështetjen e deputetëve. Ideja është gjtihmonë te na që mos me ndërhy në drejtësi, po kërkojmë monitorim të saj. Pse parlamenti, sepse parlamenti jonë, institucionet ton, mundet me kontraktu një institut të pavarur ndërkombëtar që monitron gjykimet ndërkombëtare”, tha ai në “VV Show”.

Ai vlerësoi se ende nuk është vonë për një hap të tillë, pasi instituti mund të shqyrtojë të gjithë procesin që nga fillimi i funksionimit të Gjykatës Speciale. Syla shprehu bindjen se një monitorim i plotë dhe i paanshëm i punës së kësaj gjykate do të dëshmonte pafajësinë e bashkëluftëtarëve të UÇK-së dhe do të mundësonte kthimin e tyre të lirë në familjet e tyre.

“Nuk jemi vonë, ka mundësi që insituti me shiku krejt çka ka ndodh prej fillimit të procesit. Nëse do ketë monitorim të punës të Gjykatës Speciale prej themelimit të saj deri më sot, jam i bindur që bashkëluftëtarët tanë do të kthehen të pafajshëm në shtpitë e tyre”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit