Jarinje dhe Dheu i Bardhë janë pikat më të ngarkuara të kalimit kufitar, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Pritjet në hyrje të Jarinjes variojnë nga 20 deri në 30 minuta, me kolonën e gjatë të automjeteve deri në 200 metra. Ndërsa në dalje pritjet janë nga 10 deri në 15 minuta, me kolona të automjeteve deri në 50 metra, raporton KP.
Te Dheu i Bardhë kolona e automjeteve në hyrje është 150 metra gjatësi, ndërsa pritjet janë nga 30 deri në 40 minuta, ndërsa në dalje të kësaj pike të kalimit kufitar nuk ka kolonë. Pritjet për hyrje në Merdare e Mutovidë janë nga 15 deri në 20 minuta, por nuk raportohet për kolona.








