Çekja fiton titullin “Miss Earth 2025”

Në garën e mbajtur më 5 nëntor në Manila, kryeqytetin e Filipineve, titullin “Miss Earth 2025” e fitoi Natalie Puskinova nga Çekia.

Njëzet e një vjeçarja, studente e marketingut dhe marrëdhënieve me publikun, është çekja e dytë në histori që ka fituar titullin e “mbretëreshës më të gjelbër” të botës, pas Tereza Fajksovës, fituese e vitit 2012.

Kush është Natalie Puškinova?

E lindur më 14 shkurt 2004 në afërsi të Pragës, Natalie studion marketing dhe marrëdhënie me publikun në Universitetin prestigjioz “Charles”. Në kohën e lirë merret me sport, i pëlqen udhëtimet dhe zhytja nënujore, ndërsa pikërisht pasioni i saj për detin dhe natyrën ka qenë arsyeja kryesore pse vendosi të marrë pjesë në garën për “Miss Earth”.

“Bukuria është një dhuratë, por vlera e vërtetë qëndron në mënyrën se si e përdorim atë – për të mirën e njerëzve dhe të planetit”, deklaroi pas fitores e reja çeke, e cila në skenë fitoi simpatinë e publikut dhe jurisë me sinqeritetin dhe thjeshtësinë e saj.

Në konkurs morën pjesë mbi 75 konkurrente nga e gjithë bota. Përveç Puskinovës, u ndanë edhe titujt e ashtuquajtur “mbretëreshave elementare”.

Natalie mori kurorën nga fituesja e vitit të kaluar, australianja Jessica Lane, ndërsa organizatorët theksuan se edicioni i sivjetshëm ishte një nga më të suksesshmit dhe më madhështorët nga ana prodhuese deri më tani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit