Jozi përlot publikun me veprimin për vëllain e Gjestit

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Jozefin Marku, preku publikun me një gjest human gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Kosovë Show”.

Para se të fliste për eksperiencën e tij dhe raportet me banorët e tjerë të shtëpisë, ai kërkoi një minutë heshtje në nderim të vëllait të ndjerë të Gjestit, i cili humbi jetën tragjikisht pak javë më parë në një aksident me motor.

Ky veprim u konsiderua si një shenjë respekti dhe reflektimi, veçanërisht duke marrë parasysh se gjatë kohës që të dy ishin pjesë e “Big Brother VIP Albania”, Jozi dhe Gjest patën debate të forta dhe madje një incident fizik që bëri bujë në rrjete sociale.

Megjithatë, Jozi u shpreh se ndjen keqardhje për gjithçka që ka ndodhur dhe se çdo konflikt i kaluar zbehet përballë një humbjeje kaq të madhe.

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e Gjestit. Do të doja një minutë heshtje në nder të vëllait të tij,” tha ai i prekur.

@allbanian.comedy #jozi #eldionkelmendi #gjesti #viralvideo #shqip ♬ original sound – sabrije hoxha

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit