Afrim Muçiqi shprehet i ashpër me qeverisjen Kurti: Jemi të pambrojtur në çdo aspekt

Këngëtari Afrim Muçiqi, i ftuar në një emision ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me mbrojtjen e të drejtave të autorit.

Ai tha se qeverisë i është dhënë mjaftueshëm kohë e prapë si kanë aprovuar aktet nënligjore që kanë të bëjnë me këtë fushë, duke e lënë komunitetin artistik të pambrojtur.

“Na jemi të pambrojtur në çdo aspekt. Kushdo mund të na xhirojë, të na i marrë këngët dhe të bëhet viral me to. Në këtë drejtim, qeveria nuk ka bërë as edhe një gjë”, u shpreh Muçiqi.

Këngëtari apeloi që të merren masa urgjente për respektimin dhe zbatimin e të drejtave të autorit në Kosovë, duke theksuar se pa mbrojtjen e ligjit, artistët po përballen me padrejtësi të mëdha dhe humbje materiale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit