spot_img
spot_img
Friday, February 13, 2026
spot_img
spot_img

Ulje emergjente në Rusi: Aeroplani nga Londra me 311 persona në bord pëson defekt në motor

Një aeroplan i Air China, që ishte nisur nga Heathrow i Londrës për në Pekin, ka bërë një ulje emergjente në qytetin Nizhnevartovsk të Siberisë, këtë mëngjes.

Sipas mediave britanike, aeroplani Boeing 777-39L(ER) kishte 311 persona në bord dhe raportoi një defekt në motor gjatë fluturimit mbi hapësirën ajrore ruse.

Pamjet e publikuara nga mediat tregojnë momentin kur avioni ulet në qytetin e largët në rajonin autonom Khanty-Mansi të Rusisë.

Sipas informacioneve, ulja ka ndodhur në orën 08:17 sipas kohës lokale. Për ngjarjen ka folur edhe një dëshmitar okular për medien ruse Baza, e afërt me shërbimet e sigurisë:

“Shërbimet e aeroportit ishin në gatishmëri të lartë për mysafirin e papritur”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit