Ymeri: Kurti është argat i mafisë energjetike, pushtet i komprometuar dhe antikombëtar

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, tha se nuk e voton Bekim Sejdiun për President.

Ajo ka thënë se Albin Kurti është “argat i mafisë energjetike”.

“Një kryeministër si Albin Kurti është argat i mafisë energjetike. Edhe sot, me gjithë pasojat për pozitën time brenda partisë, vendos të mos e votoj zgjatjen e pushtetit të tij. Pushtet i komprometuar dhe antikombëtar. Kandidati për President, në anën tjetër, nuk kishte as profil e as pavarësi që të sillte balancë pushteti dhe forcë ndaj kapjes nga Vetëvendosja. Shpresë ka kur njerëzit vendosin për një të ardhme më të mirë, dhe kjo ditë duhet të jetë e tillë. Do të qëndrojmë për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Për Republikë‌n tonë”, ka shkruar ajo në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit