Vuçiqi dorëzohet, e pranon humbjen: Lista e studentëve ka fituar më së shumti mandate në zgjedhje

Aleksandar Vuçiq ka pranuar humbjen e listës së tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, duke deklaruar se Lista e Studentëve ka fituar më së shumti mandate.


“Bazuar në mostër, është e qartë se ne i kemi humbur këto zgjedhje. Ka fituar lista e studentëve, e cila do të ketë nga 135 deri në 140 mandate, ndërsa ne rreth 105 mandate”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se lista e tij ka marrë rreth 1 milion e 720 mijë vota, ndërsa lista e studentëve rreth 2 milionë e 200 mijë vota.


Partia Përparimtare Serbe (SNS), së cilës i përket Vuçiqi, ka qenë në pushtet në Serbi që nga viti 2012.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit