Kongresisti amerikan i përgëzon studentët për fitoren në Serbi: Tani nis puna e vështirë për kthimin e sundimit të ligjit

Kongresisti amerikan Joe Wilson ka përgëzuar qytetarët e Serbisë për fushatën zgjedhore, duke veçuar studentët për atë që e cilësoi si vendosmëri historike dhe patriotizëm në përpjekjet për rikthimin e sundimit të ligjit në Serbi.

Në një reagim në platformën X, Wilson tha se tani nis puna e vështirë, duke shprehur pritshmëri për një marrëdhënie të ripërtërirë mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Amerikanët u dërgojnë përgëzime të përzemërta qytetarëve të Serbisë për një fushatë zgjedhore të zhvilluar me shumë përpjekje, e veçanërisht studentëve, të cilët treguan vendosmëri historike dhe patriotizëm në misionin e tyre për të rikthyer sundimin e ligjit në vendin e tyre”, shkroi Wilson.

“Tani nis puna e vështirë. Pres me padurim një marrëdhënie të ripërtërirë mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit