Një grua u vra sonte në Vitomiricë të Pejës.
Dyshohet se nga jeta e privoi me sëpatë, kunati i saj.
Zëdhënësi Shkodran Nikçi tha se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Ka ndodhur një vrasje, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë të Policisë së Kosovës, me të gjitha njësitë relevante, si dhe kryeprokurorja dhe prokurorja e Krimeve të Rënda”, deklaroi Nikçi.








