Pranimi i humbjes nga Aleksandar Vuçiqi dhe rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Serbi kanë nxitur reagime lidhur me të ardhmen politike të vendit dhe fundin e mundshëm të dominimit të deritanishëm të partive në pushtet.
Për këto zhvillime ka reaguar edhe gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani, i cili e ka cilësuar rezultatin si katastrofë zgjedhore për Vuçiqin dhe Ivica Daçiqin. Sipas tij, fitorja e Listës së Studentëve mund të shënojë një kthesë të madhe politike në Serbi, duke shprehur shpresën se ndryshimi do të jetë për të mirë.
Reagimi i plotë
Katastrofa zgjedhore e Vuçiqit dhe Daçiqit – fitoi Lista e Studentëve
Vuçiqi ka humbur zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe në Serbi po mbretëron një atmosferë jashtëzakonisht festive. E ky është fundi jo vetëm i Vuçiqit por edhe Daçiqit, sepse Partia Socialiste nuk do të kalojë fare pragun zgjedhor.
Lista e Studentëve ka fituar sipas rezultateve të derinishme mbi 52% të votave, që do të thotë shumicën absolute. Vuçiqi me listën e tij ka fituar më pak se 40%. Këto janë partitë e vetme serbe që do të futen në parlamentin e ri.
Në parlament do të futen edhe hungarezët me tre deputetë, shqiptarët me dy (sipas të gjitha gjasave) dhe boshnjakët me një deputet. Por këto akoma nuk janë rezultatet zyrtare.
Ajo që dihet është: Vuçiqi humbi pushtetin në Serbi. Daçiqi dhe socialistët nuk do të futen fare në parlament. Serbia gjendet para ndryshimit të madh – për të mirë shpresojmë!








