Vret 18-vjeçaren shtatzënë, krimi i nderit që po trondit Turqinë

Një krim nderi po trondit Turqinë. Viktima, një vajzë adoleshente, që u përdhunua dhe mbeti shtatzënë u vra nga i fejuari i saj, pasi mësoi atë që i kishte ndodhur 18-vjeçares.

Oya Budak, 18 vjeçe, ishte pesë muaj e gjysmë shtatzënë kur u qëllua nga i fejuari i saj.

Ajo u dërgua në spital me një plagë me armë zjarri në gjoks, por ndërroi jetë së bashku me foshnjën e saj, raportuan mediat lokale.

Budak dyshohet se mbeti shtatzënë pasi u përdhunua nga një burrë tjetër disa javë para fejesës së saj.

Thuhet se i fejuari i saj i dha fund lidhjes kur e kuptoi situatën.

Vret 18-vjeçaren shtatzënë, krimi i nderit që po trondit

Burri, 19 vjeç, u arrestua në Stamboll dhe rrëfeu krimin, sipas mediave turke.

Gjyshi i saj, Orhan Budak, zbuloi se i fejuari i saj mësoi për shtatzëninë kur e çoi në spital me dhimbje.

Familja e vajzës nuk ishte në dijeni të përdhunimit dhe shtatzënisë, ndërsa i fejuari i saj thuhet se nuk donte më të martohej me të.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit