Vedat Muriqi pas golit ndaj Liverpoolit: Do të mundohemi të shkojmë sa më larg në Ligën e Kampionëve

Vedat Muriqi është heroi i fitores së Fenerbahçes me rezultat 3:2 ndaj Liverpoolit, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve në futboll.

Reprezentuesi i Kosovës shënoi në minutën e 79-të, duke vulosur fitoren e skuadrës turke. Muriqi u aktivizua në lojë në minutën e 63-të dhe arriti të lërë gjurmë në këtë përballje të madhe.

Pas ndeshjes, Muriqi u shpreh krenar për fitoren e arritur, duke theksuar se kjo mund të jetë një pikë kthese për Fenerbahçen në këtë sezon.

“Kemi kaluar në kohë të vështira. Kemi treguar se sa e madhe është Fenerbahçe. Të gjithë e kanë ndierë këtë.

E kemi nisur ndeshjen jashtëzakonisht mirë. Kemi pasur një gjuajtje që e qëlloi shtyllën, kemi pranuar një gol pa fat, por ia arritëm, ia dolëm. Kjo është madhështia e Fenerbahçes.

E falënderoj secilin nga zemra. Uroj që kjo fitore të jetë pikë kthese këtë sezon”, deklaroi Muriqi.

Sulmuesi foli edhe për objektivat e skuadrës në garën më të madhe evropiane për klube, duke theksuar se synimi është të shkojnë sa më larg.

“Sot kemi arritur një fitore të madhe. Kemi pesë pikë dhe Shakhtari e LASK-u janë para nesh. Synimi ynë kryesor është ta fitojmë Superligën e Turqisë, por do të mundohemi të shkojmë sa më larg në Ligën e Kampionëve”, përfundoi Muriqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit