Ky është babai që dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij 13-vjeçare në Pejë

Media ka mësuar identitetin e të dyshuarit në rastin e rëndë që po hetohet në Pejë, ku një 13-vjeçare dyshohet se është viktimë e abuzimit seksual nga babai i saj.

Burimet e insajderit bëjnë të ditur se i dyshuari është P.G., i lindur në vitin 1980.

Rasti është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në Pejë, ndërsa në kuadër të hetimeve është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar pajisje elektronike, për të cilat dyshohet se janë përdorur në kryerjen e veprave penale.

Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka konfirmuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e dy veprave penale kundër integritetit seksual.

Ai ka bërë të ditur se Prokuroria e Shtetit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

“Një person është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale kundër integritetit seksual. Për të njëjtin, Prokurori i Shtetit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprat penale të cilat i vihen në barrë. Viktima ka marrë tretmanin e duhur”, ka deklaruar Nikçi.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit