UEFA befason për Vedat Muriqin: Me 32 vjet e 194 ditë…

Vedat Muriqi është në qendër të vëmendjes pas golit të shënuar sonte në minutën e 79-të, në fitoren e madhe të Fenerbahçes me rezultat 3:2 ndaj Liverpoolit, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës u bë protagonist i kësaj fitoreje, pasi u inkuadrua në lojë në minutën e 63-të, në vend të Romelu Lukakut, ndërsa vetëm 16 minuta më vonë realizoi golin vendimtar.

Për paraqitjen e Muriqit ka shkruar edhe UEFA, duke vënë në pah një të dhënë interesante statistikore.

“Me 32 vjet e 194 ditë, Vedat Muriqi është bërë golashënuesi i dytë më i vjetër për Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve, pas Pierre van Hooijdonkut”, ka shkruar UEFA.

Van Hooijdonk vazhdon ta mbajë rekordin me golin e shënuar ndaj Sparta Pragës në vitin 2004, kur ishte 34 vjet e 291 ditë.

Me golin e tij vendimtar, Muriqi jo vetëm që i siguroi Fenerbahçes tri pikë të mëdha ndaj Liverpoolit, por edhe hyri në historinë statistikore të klubit turk në garën më prestigjioze evropiane për klube.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit