Një foshnjë dy muajshe ka ndërruar jetë në Gjilan, pasi është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e spitalit.
Rasti është raportuar më 14 tetor, rreth orës 12:15, sipas raportit të Policisë së Kosovës.
Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rrethanat e rastit nuk janë bërë të ditura.
“Gjilan 14.10.2026-12:15. Nga emergjenca e spitalit është raportuar se është sjellë për tretman mjekësor foshnja (dy muajsh), e cila më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”








