Mitrovica dhe Shala e Bajgorës janë tronditur sot nga një lajm i hidhur, pasi ka ndërruar jetë ish-ushtarja e UÇK, Sanije Musa.
E ndjera kishte shërbyer në Zonën Operative të Shalës gjatë luftës çlirimtare, ndërsa pas luftës kishte vazhduar angazhimin e saj në jetën shoqërore. Ajo mbante edhe detyrën e sekretares në Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Mitrovicë, shkruan Jepi zë.
Sanije Musa do të kujtohet si një luftëtare e përkushtuar për liri, por edhe si një grua me vlera të larta njerëzore e shoqërore.
Në orët në vijim pritet të bëhen të ditura detaje rreth ceremonisë mortore.










