Mbi 400 mijë protestues në rrugët e Francës, marshimet shoqërohen me përplasje e arrestime masive

Protestat kombëtare në Francë janë përshkallëzuar në masë të madhe, ku sipas Ministrisë së Brendshme rreth 410 mijë persona morën pjesë në demonstratat e organizuara në të gjithë vendin, nga të cilët 110 mijë vetëm në Paris, ndërsa konfederata sindikale CGT raporton për një shifër shumë më të lartë, prej rreth 800 mijë pjesëmarrësish.

Tubimet e nisura prej javësh nga nxënësit e studentët për arsim më të mirë, e ku më pas u bashkuan edhe grupe të tjera kundër rritjes së kostos së jetesës, janë përfshirë nga trazirat në orët e vona të ditës, pavarësisht se autoritetet kishin vendosur mbi 70 mijë njesi policore në terren dhe kishin zhvendosur marshimin kryesor në periferi të kryeqytetit.


Përplasjet me forcat e rendit u përhapën në disa qytete kryesore si Parisi, Lioni, Bordoja, Marseja dhe Nantes, ku policia përdori gaz lotsjellës, ujë me presion dhe mjete të tjera për shpërndarjen e turmës.

Si pasojë e incidenteve, në Nantes dhe zona të tjera u raportuan plaçkitje dyqanesh e dëmtime pronash, ndërsa në Tuluzë një person mbeti i plagosur rëndë në dorë. Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, bëri të ditur se forcat e sigurisë kanë arrestuar me dhjetëra persona përfshirë 135 të ndaluar vetëm në orët e para të pasdites si dhe kanë sekuestruar sende të rrezikshme gjatë kontrolleve.


Teksa lideri i së majtës, Jean-Luc Mélenchon, paralajmëroi se protestat do të përsëriten çdo javë, masat e rrepta të qeverisë, përfshirë ndalimin e tubimeve dhe orët policore në disa zona, nxitën reagimin e Amnesty International, e cila i kritikoi këto kufizime duke i cilësuar si një prirje drejt praktikave autoritare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit