Pavarësisht tensioneve dhe përplasjeve të ashpra me policinë gjatë tubimit të së shtunës në Tiranë, studentët kanë njoftuar se do të rikthehen sërish në rrugë ditën e nesërme.
Sipas paralajmërimit të tyre, protesta e radhës do të zhvillohet të dielën, në orën 14:00, përpara godinës së Ministrisë së Arsimit.
Të rinjtë bëjnë me dije se nuk do t’i ndalin tubimet dhe se do të mblidhen sërish në shesh për të këmbëngulur në plotësimin e kërkesave dhe për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj pushtetit.









