Vdes edhe personi i tretë nga rasti në Gjilan

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjilanit mesditën e sotme. I vdekur tanimë ka mbetur edhe personi i tretë.

Ai është Edmond Hasani.

Gazeta poashtu ka siguruar identitetin e dy personave të tjerë që humbën jetën në ngjarjen e rëndë të ndodhur sot rreth orës 12:32, në “Cafiteria 2000” në Gjilan, ku u përdor armë zjarri.

Viktimat janë: Selami Hasani rreth 67-vjeçar dhe Abedin Hoxha rreth 68-vjeçar.

Në këtë incident mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë: Naim Hoxha rreth 41-vjeçar, dhe Bujar Hoxha rreth 41-vjeçar – ky i fundit është dërguar me urgjencë në QKUK për trajtim mjekësor.

Sipas burimeve për këtë rast janë shpallur në kërkim Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra, të cilët dyshohen për përfshirje në krim.

Policia është në ndjekje intensive të tyre, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të ngjarjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit