Klubi irlandez reagon për Kosovën me veprimin e serbëve, e hoqëm nga tribuna…

Klubi i futbollit Larne nga Irlanda e Veriut reagoi me një komunikatë zyrtare pas ndeshjes së kualifikimeve për Champions League kundër Cërvena Zvezdës së Beogradit, dhe arsyeja e reagimit ishte një flamur me mesazhin “Kosova është Serbi”, i shfaqur në tribunat e stadiumit “Inver Park”.

Kampioni i Irlandës së Veriut në komunikatën e tij tha se ishte në dijeni për fotografitë që qarkullonin në rrjetet sociale, ku shihej qartë pankarta e vendosur në tribunë.

“Gjatë pjesës së parë, një flamur me karakter politik u shfaq mbi tabelat reklamuese në tribunën “McKay”.

Sapo na u tërhoq vëmendja për këtë, ekipi ynë i sigurisë në stadium reagoi shpejt dhe e hoqi flamurin.

Kjo nuk duhet të zbehet nga veprimi i një individi, i cili nuk është tifoz i klubit të futbollit Larne dhe që ishte i pranishëm në ndeshje si vëzhgues neutral në sektorin vendas”, – thuhet mes të tjera në komunikatën e Larne.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit