Rrahman Hotit i gjendet dhe i sekuestrohet nga trupi pistoleta e llojit Sig Sauer

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i 60-vjeçarit Rrahman Hoti, i dyshuar për vrasjen e rëndë që ndodhi sot në Suharekë.

Gjatë arrestimit të Hotit, Policia i ka gjetur dhe sekuestruar nga trupi një pistoletë të llojit Sig Sauer.

Arma dyshohet se është përdorur në ngjarjen tragjike, ku pas një konflikti që sipas informacioneve të para të Policisë dyshohet të ketë qenë rreth një parkingu, 60-vjeçari dyshohet se kishte shtënë disa herë në drejtim të viktimës.

Pistoleta është marrë nga trupi i të dyshuarit gjatë arrestimit dhe është sekuestruar nga Policia si dëshmi materiale në kuadër të hetimeve.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit