Rrahman Hoti, i dyshuari për vrasjen në Suharekë, ishte dëbuar nga Zvicra për vrasjen e gruas së tij

Detaje të reja janë zbardhur për 60-vjeçarin Rrahman Hoti, i dyshuar për vrasjen e rëndë që ndodhi sot në Suharekë, ku një person mbeti i vrarë pas të shtënave me armë zjarri.

Rrahman Hoti kishte një të kaluar kriminale edhe në Zvicër, prej nga ishte dëbuar pasi kishte vrarë gruan e tij.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ai kishte vuajtur disa vite burg për këtë vepër penale, para se të dëbohej nga shteti zviceran.

Hoti dyshohet se sot, pas një konflikti rreth një parkingu në Suharekë, kishte shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të viktimës, i cili më vonë ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

I dyshuari tashmë është arrestuar nga Policia, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit