U qëllua në k*kë brenda një kafiterie në Prishtinë, “Plaku” vazhdon trajtimin në Fizioterapi të QKUK-së

Harbin Vitija, i njohur si “Plaku”, sipas burimeve të Sinjalit tashmë po merr trajtim në Klinikën e Fizioterapisë në QKUK, ku është përfshirë në procesin e rehabilitimit pas plagosjes së rëndë me armë zjarri.

Vitija ishte plagosur rëndë më 14 maj në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ku dy persona të maskuar dyshohet se kishin hyrë në një kafiteri dhe kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Si pasojë e të shtënave, ai ishte goditur në kokë dhe kishte pësuar lëndime të rënda. Pas incidentit, Vitija ishte dërguar me urgjencë në QKUK, ndërsa gjendja e tij fillimisht ishte raportuar si kritike.

Për disa ditë ai kishte qëndruar në kujdes intensiv, para se të transferohej në Klinikën e Neurokirurgjisë për vazhdimin e trajtimit.

Më herët, drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë, Besnik Elshani, kishte konfirmuar për Gazetën Sinjali se gjendja e Vitisë ishte stabile.

Ndërkohë, sipas burimeve të Sinjalit, pas trajtimit në Neurokirurgji, Vitija është transferuar në Klinikën e Fizioterapisë, ku po vazhdon procesin e rehabilitimit.

Sulmi ndaj tij është ende nën hetim nga organet kompetente, ndërsa motivi dhe personat e dyshuar për kryerjen e tij mbeten çështje e hetimeve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit