Isni Kilaj, pas lirimit nga Haga, ka rrëfyer përjetimet e tij gjatë kohës sa ishte në paraburgim, duke i cilësuar lirimet me kusht si ndër momentet më të rënda.
Kilaj ka treguar se në dy rastet kur ishte liruar me kusht, ishte nxjerrë nga qendra e paraburgimit gjatë natës, pa pasur mundësi të përshëndetej me miqtë dhe kolegët e tij.
Ai ka thënë se këto dalje i kishte përjetuar rëndë, pasi ishte larguar i vetëm nga qendra e paraburgimit, madje edhe me pranga deri në aeroport.
“Kam shumë kujtime të këqija. Lirimet, kur kam dalë prej aty, dy herë kur jam liruar me kusht, kanë qenë tepër të rënda, sepse kam dalë në natën e errët, pa përcjelljen e asnjërit prej kolegëve. Të nxjerrin jashtë dhe nuk të lënë të përshëndetesh me miqtë që i ke aty. Del i vetmuar dhe, edhe pse me pranga, del prej aty deri në aeroport”, ka thënë Kilaj.
Ai ka përmendur edhe momentin kur, në lirimin e tretë, e kishin lënë Hashim Thaçin në objektin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një nga përjetimet më të rënda.









