Thaçi e ndjek nga paraburgimi dëshminë e ish-pjesëtarit të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara në Hagë është paraqitur sot dëshmitari i 85-të i Prokurorisë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Seanca që ka nisur saktësisht 32 minuta me vonesë nga koha e paralajmëruar po zhvillohet e mbyllur për arsye të fjalimit të kryetarit të Trupit Gjykues që kërkonte të redaktohej menjëherë.

Është vënë re se për dallim nga Veseli, Krasniqi e Selimi, Thaçi po i ndjek zhvillimet e sotme të seancës nga Qendra e Paraburgimit me video-lidhje, arsyet për të cilat nuk pati kohë të bëhen të ditura.

Dëshmitari i ditës së sotme, që është një burrë shqiptar i cili ka qenë edhe pjesëtar i UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut ka vendosur të dëshmojë në kushte anonimiteti për publikun sa i përket strukturës komanduese në këtë brigadë, mirëpo Klan Kosova mëson se ai flet kryesisht për raportet e inteligjencës dhe vëzhgimin e forcave serbe për të cilat pretendon se kanë përfunduar në dorë të Shtabit të Përgjithshëm dhe udhëheqësve të lartë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit