Terras i zhgënjyer me zhvillimet në Kosovë: Në vend të stabilitetit, pasiguri politike

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka reaguar pas dështimit të seancës në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Terras e ka cilësuar situatën si një zhvillim negativ për stabilitetin politik në vend, duke theksuar se Kosova po përballet me një periudhë të re pasigurie.

“Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë Presidentin. Ky është një prapakthim serioz. Në vend të stabilitetit, vendi përballet me pasiguri të re politike. Vërtet zhgënjyese”, ka shkruar ai.


Seanca për zgjedhjen e presidentit dështoi të enjten pasi në Kuvend nuk u arrit kuorumi i nevojshëm për zhvillimin e votimit.

Pas kësaj situate, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media njoftoi se kishte nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit, duke hapur rrugën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit