Nga Kosova në Kroaci, mesfushori i Kombëtares çon në këmbë mbi 33 mijë shikues

Po luhet ndeshja Hajduku nga Spliti dhe Osijeku, e vlefshme për javën e 4-të në elitën e futbollit kroat.

Deri në këtë pikë të sfidës, po vendos goli i mesfushorit të Shqipërisë, Etnik Brruti.

Pas pasimit diagonal drejt qendrës, 22-vjeçarit nga Kosova i fitoi kohën mbrojtësve rival dhe goditi rrufeshëm nga brenda zonës, duke mos i lënë asnjë shans reagimi portierit. Festa te vendasit ishte në masë, ndërsa “Polud” ka kapacitet prej 33.987 spektatorësh.

Shqiptari vendosi të bashkohet nga Malisheva e Superligës së Kosovës te Hajduku. Brruti luan me Shqipërinë U-21, ndërsa me këtë ritëm, shpejt ka për të bërë ngjitjen te Kombëtarja e madhe.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit