Sindikata e Re e KEK’ut vendos fotografitë e katër punëtorëve që vdiqën gjatë vitit 2026

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka zhvilluar aksion simbolik para zyrave të KEK-ut, në Prishtinë, pas vdekjes së katër punëtorëve gjatë vitit 2026.

Gjatë këtij aksioni sombolik është bërë thirrje për kushte më të mira për punëtorët.

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Xhelal Jashari ka theksuar se punëtorët në Kosovë nuk kanë mbrojtjen e duhur ligjore.

“Njëmijë herë faleminderit mediave të Kosovës për senzibilizimin e të gjitha rasteve që po ndodhin në Kosovë, të punëtorëve që po e humbin jetën. Ju jeni ata të cilët më së sakti dhe më së miri po e transmetoni se si punëtorët e Kosovës nuk kanë mbrojtje ligjore, si punëtorët e Kosovës humbin jetën pa u respektuar ligji i punës.

Ne sot si sindikatë e KEK-ut, me një aksion simbolik para drejtorisë dhe menaxhmentit të KEK-ut, vendosëm disa fotografi të kolegëve tanë që kanë humbur jetën në vendin e punës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit