Shiroka-Pula takon presidenten sllovene në Ohër, diskutohen integrimi në BE dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO

Presidentja e Kosovës, Shiroka-Pula, është takuar me homologen e saj nga Sllovenia, Nataša Pirc Musar, në kuadër të takimit të liderëve të Procesit Brdo–Brijuni, që po mbahet në Ohër.

Gjatë takimit, dy presidentet kanë diskutuar për bashkëpunimin rajonal, integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.

Presidentja Shiroka-Pula ka vlerësuar rëndësinë e Procesit Brdo–Brijuni, të iniciuar nga Sllovenia dhe Kroacia, në mbështetje të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

Ajo ka rikujtuar se Kosova është pjesë e këtij procesi që nga viti 2013, kur u mbajt takimi i parë në Slloveni.

Gjatë bisedës, Shiroka-Pula ka theksuar se orientimi euroatlantik i Kosovës mbetet i palëkundur dhe se vendi është i përkushtuar ndaj agjendës evropiane. Ajo ka kërkuar që procesi i integrimit në BE të bazohet në merita dhe të marrë parasysh progresin dhe reformat e secilit shtet.


Po ashtu, presidentja ka nënvizuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik dhe synim kryesor në fushën e sigurisë.

Ajo ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës, veçanërisht për përkrahjen e anëtarësimit të vendit në Këshillin e Evropës, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të këtij angazhimi deri në përmbylljen e procesit.

Në takim janë diskutuar edhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit