Bajrami godet Qeverinë: Bujqit marrin kredi me 22% interes për t’i mbjellë arat, ndërsa ju flisni për ndihmë

Hykmete Bajrami ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për mbështetjen ndaj sektorit të bujqësisë, duke pretenduar se raportet e ekzekutivit po demantohen nga vetë qytetarët.

Përmes një reagimi në Facebook, Bajrami ka deklaruar se ende ka dëme të pakompensuara nga viti 2023, ndërsa ka përmendur edhe dëmet e shkaktuara nga breshëri gjatë kësaj vere në komunën e Istogut.

Ajo ka ngritur shqetësime edhe për mos­hapjen e thirrjes për grante për vitin 2026, duke iu referuar deklarimeve të bujqve.

“Për më tepër sipas bujqve ende s’qenka hapur thirrja për grante për vitin 2026. E sot data është 27 nëntor. KUR?”, ka shkruar Bajrami.

Bajrami ka akuzuar Qeverinë edhe për shpenzimin e buxhetit për qëllime zgjedhore, duke pretenduar se bujqit po detyrohen të marrin kredi me norma të larta interesi për të vazhduar veprimtarinë e tyre.


“Nuk mundesh me i thënë bujkut ‘të kam ndihmur’ kur ai ka marrë kredi në institucione mikrofinanciare me normë interesi 22%, për t’i mbjellë arat sepse ti e ke shpenzu buxhetin për zgjedhje”, ka deklaruar ajo.

Në reagimin e saj, Bajrami ka akuzuar ekzekutivin për mashtrim të qytetarëve, duke thënë se populli është shumë më i mençur sesa mendon Qeveria.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit