Dyshohet se përvetësoi mbi 10 mijë euro brenda dy ditësh, arrestohet zyrtari i Postës në Rahovec

Një zyrtar i Postës në Rahovec është arrestuar nën dyshimin se ka përvetësuar mbi 10 mijë euro nga qarkullimi ditor i dy pikave postare në këtë komunë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Njësia në Gjakovë, kishte pranuar informacione se i dyshuari nuk kishte raportuar mjetet financiare nga qarkullimi ditor i dy zyrave postare.

I dyshuari pretendohet se gjatë datave 19 dhe 20 tetor kishte përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shumën prej 10,146.12 eurosh.

Pas autorizimit nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime hetimore, gjatë të cilave, sipas Policisë, janë siguruar prova lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale “Përvetësimi në detyrë”.


Zyrtari i dyshuar është arrestuar dhe intervistuar në prani të mbrojtësit të tij.

Me aktvendim të prokurorit kompetent, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit