Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjilanit mesditën e sotme. I vdekur tanimë ka mbetur edhe personi i tretë.
Ai është Edmond Hasani, i biri i Selami Hasanit, i cili vdiq sor rreth mesditës pas të shtënave me armë, në “Cafiteria 2000” në Gjilan.
I vdekur në këtë rast ka ka mbetur edhe Abedin Hoxha, ndërsa të plagosur janë edhe Naim Hoxha dhe Bujar Hoxha.
Sipas burimeve për këtë rast janë shpallur në kërkim Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra, të cilët dyshohen për përfshirje në krim.










