Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka shprehur mirënjohjen e tij për mikpritjen që i është bërë nga banorët e lagjes Iliridë në Mitrovicë.
“Pasi takova shumë nga ta dje, edhe sonte kaluam kohë të këndshme bashkë. Jashtëzakonisht i lumtur me pritjen në këtë lagje,” tha Rama, duke falënderuar qytetarët për përkrahjen dhe bashkëbisedimin.
Takimi në Iliridë është pjesë e fushatës së tij për zgjedhjet e ardhshme, ku Rama po vazhdon angazhimin për të dëgjuar shqetësimet dhe idetë e qytetarëve, duke i ftuar ata të bashkohen në vizionin e PDK-së për “një Kosovë më të mirë”.








