Një përleshje fizike ka ndodhur paraditen e djeshme në Lagjen 28/29 në Fushë Kosovë, afër hekurudhës, ku janë përfshirë persona që më herët kanë qenë të martuar mes vete.
Rasti është raportuar më 27.02.2026 rreth orës 10:30 si kërcënim/mosmarrëveshje, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë njësitë policore.
Si i dyshuar është shoqëruar në stacion Xhemajl Jashari, ndërsa si dëshmitare është intervistuar bashkëshortja e tij Sh. P.
Sipas deklarimit të Jasharit, ai është kërcënuar dhe fyer nga Bajram Hasani, ish-bashkëshorti i gruas së tij, pas së cilës situata ka eskaluar në përleshje fizike mes tyre. Sipas informacioneve fillestare, motivi i konfliktit dyshohet të jetë natyrë personale, pasi palët më herët kanë qenë të martuara mes vete dhe aktualisht jetojnë me ish-partnerët e njëri-tjetrit.
Të përfshirët kanë pranuar trajtim mjekësor fillimisht në stacion policor, ndërsa njëri prej tyre edhe në QKUK.
Siç mëson Sinjali, Bajram Hasani ndodhet në arrati, ndërsa në konsultim me Prokurorin kujdestar rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.
Si rezultat i këtij incidenti, Xhemajl Jashari, me urdhër të prokurorit, është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Mbajtjes.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vazhdim.








