Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të presidentes së vendit, Justina Shiroka-Pula për rikthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend.
Haradinaj, i cili është edhe deputet i Kuvendit, e ka cilësuar si të turpshëm këtë veprim.
“Kthimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend është një turp i madh dhe goditje e rëndë për Kosovën. Të gjithë ata që janë bërë pjesë e kësaj loje, turpi i mbuloftë për jetë.”, ka shkruar Haradindaj.








