Bekim Haxhiu ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë anëtarëve të kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës deri në mesnatë, si dhe thirrjen e Këshillit Drejtues brenda 48 orëve për formimin e një kryesie të përkohshme.
Në një postim, Haxhiu ka theksuar se kryesia e përkohshme duhet të ketë një mandat të qartë për drejtimin e partisë deri në organizimin e zgjedhjeve të reja.
Ky qendrimi i tij vjen pas vendimit të presidentes së vendit, Justina Shiroka-Pula për rikthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend.
Ky është postimi i tij i plotë:
Krejt kryesia e PDK-së duhet të japë dorëheqje sonte, deri në orën 24:00.
Këshilli Drejtues duhet të mblidhet brenda 48 orëve dhe të caktojë një kryesi të provizore, me mandat të qartë për ta udhëhequr partinë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Me UÇK-në, me fatin e krerëve të UÇK-së dhe me të ardhmen e Kosovës nuk mund të luhet për interesa politike, këtu nuk e tolerojmë askënd.
Këto janë çështje që prekin themelet e lirisë, sakrificën e popullit tonë dhe dinjitetin e shtetit tonë.
Kërkesa është e qartë, dorëheqje sonte, mbledhje e Këshillit Drejtues brenda 48 orëve.
Është koha për përgjegjësi dhe vendime konkrete.
Me UÇK-në, me çlirimtarët.
UÇK-ja është krenaria jonë.
Drejtësi dhe liri për çlirimtarët!








