Rizvanolli s’e pranon fajin, i kapet Aleancës: A keni qenë të brengosur kur Pal Lekaj prente shiritin për vagonët e riparuar në Serbi?

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, s’ka pranuar ta merr fajin përsipër lidhur me riparimin e vagonëve në Serbi gjatë vitit 2024, ku u zhvillua një vizitë atje. Përkundrazi, ajo ka zgjedhur ta “godasë” Aleancën për të njëjtin veprim më 2017-ën.

Rizvanolli me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se vagonët u riparuan në Zrenjanin të Serbisë për herë të parë më 2017-ën, ku procedura u nis gjatë Qeverisjes Mustafa dhe u përurua në kohë të Qeverisjes Haradinaj.

“Vagonët janë dërguar për riparim në Zrenjanin në Serbi për herë të parë më 2017, sapo janë blerë, në procedurë të nisur në kohë të Qeverisë Mustafa e të përuruar në kohë të Qeverisë Haradinaj, nga Ministri Pal Lekaj”, ka deklaruar ajo.

“A ka qenë AAK-ja e bregosur për këtë çështje në vitin 2017 kur Ministri i tyre e prente shiritin për vagonët e riparuar në Serbi?”, ka thënë më tej Rizvanolli.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit