Ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica, ka dalë nga Prokuroria Speciale pas një intervistimi lidhur me procesin e kontraktimit të rezervës shtetërore.
Lidhur me këtë, në një prononcim për mediat, avokati i tij tha se për momentin ky rast është ende nën hetime.
“Jemi thirrur nga ana e Prokurorisë Speciale lidhur me rastin e Rezervave Shtetërore. Për momentin, ky rast është ende nën hetime, më tepër s’kemi çka shtojmë”, tha avokati.
Të pyetur nga gazetarët se në cilën cilësi janë intervistuar, ata nuk dhanë asnjë përgjigje.










