“Do sillet me detyrim”, seanca ndaj Gjestit, avokati i tij tregon çka ndodhi

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti. Mungesa e të akuzuarit bëri të pamundur zhvillimin e seancës për tri veprat penale: “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Gjithashtu, në sallë mungoi edhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Besnik Berisha, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mbrojtësi i Gjestit, avokati Burim Azemi, sqaroi se këngëtari e ka njoftuar përmes një mesazhi për pamundësinë e pjesëmarrjes, duke bërë të ditur se ai ndodhej në Shqipëri për shkak të një koncerti.

“Rrethanat a janë objektive apo subjektive nuk i di për momentin, mirëpo më ka tregu që e ka të pamundur me prezantu sot”, tha Azemi.

Për shkak të mosplotësimit të kushteve ligjore, gjykatësja Edita Çanta paralajmëroi se nëse i akuzuari nuk paraqitet në seancën e radhës, Gjykata do të lëshojë urdhëresë për sjelljen e tij me detyrim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit