Ky është 19-vjeçari që humbi jetën në vetaksidentin me motoçikletë në Llazicë

Ermal Shala është 19-vjeçari që ka humbur jetën tragjikisht pas një vetaksidenti me motoçikletë, i cili ndodhi pasditen e sotme në fshatin Llazicë të Malishevës.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 15:40 në rrugën magjistrale Prishtinë–Pejë.

Rastin për Gazetën e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlera Krasniqi.

“Sot, rreth orës 15:40, në rrugën magjistrale Prishtinë–Pejë, përkatësisht në fshatin Llazicë të Malishevës, dyshohet se një person është vetaksidentuar me motoçikletë”, ka deklaruar Krasniqi.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor.

Pavarësisht ndërhyrjes së ekipit emergjent, mjeku ka konstatuar në vendin e ngjarjes se drejtuesi 19-vjeçar i motoçikletës ishte pa shenja jete.

Viktima është identifikuar si Ermal Shala, ndërsa vdekja e tij tragjike ka tronditur familjarët, miqtë dhe banorët e zonës.

“Policia është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Krasniqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit