Rama paralajmëron padi ndaj Mihalit dhe sulmon VV-në: Çdo ditë kam me ju tregu pse jeni e keqja më e madhe e vendit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe zyrtares së saj, Dejona Mihali, duke paralajmëruar se është duke përgatitur padi për shpifje ndaj saj.

“A ka ofendim më të madh për këtë popull sesa të përfaqësohet nga çifti i Dejona Mihajlit? A ka fatkeqësi më të madhe sesa partnerit tonë më të madh strategjik, SHBA-së, t’i përgjigjet në emër të popullit të Kosovës, çifti i Dejona Mihajlit? A ka ofendim më të madh për këtë popull sesa për luftën e UÇK-së, të flas çifti i Dejona Mihajlit? Per gjuhën e saj që e shpërfaq nivelin e saj jam duke përgatitur padi. Padi për shpifje. Është mësu ajo me u fsheh pas brigadave të Facebook-ut dhe mijëra profileve false, duke përçarë shqiptarët, duke i ofendu nënat tona, gratë, fëmijët, luftën, kontributin, atdheun dhe gjithçka që është e shenjtë”, ka shkruar Rama.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Rama ka përdorur gjuhë të ashpër, duke akuzuar eksponentë të VV-së për përçarje, fushata linçuese dhe sulme ndaj kundërshtarëve politikë.


Ai ka shprehur shqetësimin se Kosova po hyn në një fazë të rrezikshme të normalizimit të një mentaliteti autokratik, duke pretenduar se pushteti po synon të kontrollojë institucionet e drejtësisë dhe mediat. Rama ka theksuar se do të vazhdojë të denoncojë, sipas tij, veprimet e qeverisë dhe të VV-së, ndërsa ka paralajmëruar se qytetarët do ta kuptojnë së shpejti se kujt i shërbejnë ata që aktualisht janë në pushtet

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit