Hynë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen 3 persona në Kamenicë

Tre persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Tërstenë të Kamenicës, nën dyshimin se kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 22 nëntor 2026, rreth orës 11:05, kur janë ndaluar 2 shtetas serbë dhe një shtetas kosovar.

Të dyshuarit dyshohet se kanë kaluar kufirin Serbi-Kosovë me automjet, jashtë vendkalimeve të autorizuara kufitare.

Pas ndalimit, të 3 personat janë intervistuar nga Policia.


Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit